Lady Gaga kërkon qetësi, blen apartament luksoz në Londër
Londër, 2 shkurt - Pas një investimi të mirë në karrierën e saj, tani me fitimet e majme, këngëtarja Lady Gaga po investon në pasuri të patundshme.
Mediat bëjnë publik lajmin se një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit ka blerë një apartament në një ndërtesë të re luksoze në ′Fitzrovia′ të Londrës. Lady Gaga nuk bën pjesë në listën e atyre personazheve që edhe kur kanë shtëpi në një vend, zgjedhin të kalojnë shpesh natën nëpër hotele të ndryshme.
Qëllimi për të cilin ajo e ka blerë banesën luksoze është për të shmangur qëndrimin nëpër hotele ndërkohë që ajo është në turne.
Por pse jo, këngëtarja mund ta shndërrojë Londrën edhe në një vend qëndimi atëhere kur ajo ka nevojë për tu larguar nga zhurma e Amerikës.
Një burim ka theksuar për mediat britanike se për faktin që ajo e viziton shpesh Londrën, jo vetëm për aktivitetin e saj artistik por edhe për pushim, ka vendosur të bëjë këtë investim jo të vogël, për të blerë një apartament luksoz në Londër.