Lady Gaga ka porosi për femrat e dhunuara
Nju Jork, 14 dhjetor - Lady Gaga e ka një porosi për të gjithë të mbijetuarat nga sulmet seksuale.
Këngëtarja foli për përvojën e saj pasi që u dhunua në moshën 19 vjeçare në programin e TimesTalk.
"Unë nuk i kam treguar askujt për këtë për shtatë vite me radhë. Madje as që e dija se si të mendoja rreth kësaj çështje. Unë nuk e dija si ta pranoja këtë, ta fajësoja veten apo të thoja se ishte gabimi im. Por e dij se ishte diçka që ma ndryshoi jetën krejtësisht. Ma ndryshoi trupin, mi ndryshoi mendimet, por gjithsesi më bëri më të fortë", tha ajo.
Lady Gaga e ndajti këtë përvojë për të parën herë para një viti gjatë programit të Howard Stern.