Lady Gaga, gjysmë nudo në Brazil
Rio de Zhaneiro, 8 nëntor - E ndodhur në një vend ku nudizmi i plotë ose i pjesshëm është një pjesë normale në kulturën popullore, nuk është e vështirë të parashikosh se çfarë do të bënte Lady Gaga.
Këngëtarja, e cila në të shkuarën ka bërë shpesh bujë për veshjet e saj të ekzagjeruara dhe nudizmin e tepruar, në vend shumë më pak të përshtatshme për të treguar pjesët e trupit, u fotografua top-less në një plazh brazilian në Rio de Zhaneiro.
26-vjeçarja, bëri që shumë prej fansave të saj të kthenin sytë dhe të shtangeshin, kur u shfaq në këtë mënyrë kaq të papritur në ballkonin e hotelit të saj.
E vetëdijshme për pamjen e saj, Lady Gaga vendosi që të mbulonte një pjesë të nudizmit të saj nëpërmjet një are kokosi të vendosur në një pjesë strategjike, por duke dështuar dukshëm në këtë mision.