Lady Gaga e veshur si pemë Krishtlindjesh
Gaga zgjodhi të paraqitej në Londër e veshur si pema e Krishtlindjeve.
Disa ditë më parë, në një intervistë për një emision televiziv amerikan, Lady Gaga deklaroi se ishte e dashuruar me marijuanën.
\"Kam rënë në dashuri me marijuanën sepse më bën të harroj që jam e famshme. E thith dhe më duket vetja edhe një herë 17 vjeç. Ndihem si ajo adoleshentja në kërkim të një pune dhe menjëherë lehtësohem\", tha Lady Gaga.
Kjo deklaratë vjen një muaj pasi këngëtarja theksoi se pinte 15 cigare hashash në ditë gjatë rekuperimit nga një operacion në ijë.