Lady Gaga, e varur nga marijuana
New York, 8 nëntor - Lady Gaga, e varur nga mariuana Ka pranuar se albumi i saj i fundit është realizuar nën efektin e marijuanës, por tashmë këngëtarja e famshme ka shkuar më tej duke deklaruar se është e varur nga lënda narkotike që pas dëmtimit në ijë.
28-vjeçarja ka përdorur karrike me rrota pas një operacioni në muajin shkurt, operacion që u krye për shkak të mbingarkesës që i shkaktuan performancat gjatë turit botëror me koncerte.
Gjatë kohës së pushimit pas operacionit, Lady Gaga punoi për albumin ARTPOP që do të lançohet ditën e hënë.
Kisha shumë dhimbje dhe pija hashash për tu qetësuar. Nuk e ndjeja më trupin tim. Ishte e vështirë të hiqja vesin, tha Gaga për revistën Attitude.