Lady Gaga e përgatitur për Halloween
Londër, 24 tetor -Këngëtarja 28 vjeçare Lady Gaga këtë vit është përgatitur më herët se të tjerët për festën e Halloween.
Ajo është parë duke dalë nga një hotel ne Londër e veshur me një fustan të çuditshëm të dizajnuar nga Alexis Mabille dhe në fytyrën e saj vëreheshin vetullat e lyera me ngjyrë të kuqe, buzët me ngjyrë të zezë dhe në hund kishte vendosur një unazë.
Jam shumë e lumtur që i kam parë monstrat, gjithmonë ndjehem e lumtur në jetën e gjipsëve, ka postuar Gaga në faqen e saj në Twitter mbrëmë.
Ajo poashtu shkruajti edhe për dizajnerin e veshjes së saj: Faleminderit Alexis Mabille për fustanin. Çdo zonje të vërtetë do ti pëlqente një fustan i tillë.