Kylie Minogue: Nuk dua të kem fëmijë
New York, 12 shtator - Kylie Minogue është e lodhur nga pyetja se kur do të ketë një fëmijë dhe thekson se ende nuk ka ardhur momenti i përshtatshëm për tu bërë nënë.
Urrej kur më pyesin gjithmonë për fëmijët, shprehet këngëtarja australiane.
Minogue, e cila është e lidhur me modelin spanjoll Andres Velencoso, thotë se gjithçka e ka lënë në dorë të fatit.
Nëse mbetem shtatzënë, atëherë do të jem shumë e lumtur. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Më pëlqejnë shumë fëmijët dhe dua që një ditë të krijoj familjen time. Edhe Andres është shumë i mirë me fëmijët, por nuk dua për momentin, deklaron 43-vjeçarja.
Përsa i përket të dashurit të saj, Minogue thotë: Jam shumë e dashuruar pas tij.