Kylie Minogue ndahet nga i dashuri
SHBA, 2 qershor - Deri para pak ditësh Kylie Minogue e kishte përcaktuar si njeriun e duhur për të, modelin spanjoll Andres Velencoso.
Më pas erdhën problemet. Sipas \"Daily Mail\", rreth një javë më parë cifti është grindur keq dhe Andres është larguar.
Kylie, ditët e fundit është shfaqur gjithnjë vetëm dhe mesa duket Andres ka marrë me vete edhe valixhet. Këngëtarja 42-vjecare ishte lidhur me modelin 32-vjecar prej 18 muajsh.
A do të rilidhen sërish? Asnjëherë nuk i dihet.