Kylie Minogue mendon të martohet
SHBA, 24 shkurt - Këngëtarja 42 vjeçare, Kylie Minogue e cila ka dy vjet që është në lidhje me modelin spanjoll, Andres Velencoso, pranon se vetëm ideja për tu martuar e bënë të nervozohet, por nuk e hedh poshtë mundësinë se do të martohet në të ardhmen e afërt.
Kur e pyetën se kur do të martohet ajo u përgjigj: Ma shikoni fytyrën se si u bëra. Unë jam tërë vitin në turne dhe kjo më ka krijuar panikë, megjithatë unë kam një njeri të mrekullueshëm afër dhe një ditë mund edhe të martohem.