Kylie Minogue: Jam shumë e lumtur
SHBA, 6 korrik - Këngëtarja e hitit "All the Lovers", Kylie Minogue, ka pranuar se ajo aktualisht është në një moment të mirë me muzikën që bën dhe me njerëzit që ajo ka afër.
Australianja e njohur, e cila së fundmi ka lançuar albumin e saj të njëmbëdhjetë "Aphrodite" , ndjehet shumë mirë që i është kthyer sërish muzikës.
"Ndjehem se jam në një moment të mirë dhe ishte argëtues qëndrimi në studio. Dhe pati sukses. Ishte lehtë. Ishte kënaqësi. E di çfarë mund të bëj, e di çfarë s'mund të bëj dhe nuk shqetësohem për atë që s'mund ta bëj", ka thënë këngëtarja 42-vjeçare.