31 Dhjetor 2024

Kutcher e Moore nënshkruan divorcin

Los Angeles, 31 tetor - Ashton Kutcher dhe Demi Moore tashmë janë zyrtarisht të ndarë, pasi firmosën këtë të enjte divorcin, dy vjet pas ndarjes së tyre.

Moore dhe Kutcher i dhanë fund praktikisht martesës 7-vjeçare në Nëntor 2011, kur aktorja 50-vjeçare kërkoi ndarjen pas një tradhëtie të 33-vjeçarit me një vajzë të njohur gjatë një feste.

Një burim i afërt me çiftin deklaroi për \"New York Post\": \"Ashton dhe Demi firmosën më në fund divorcin e tyre. I mbetet vetëm të dorëzojnë dokumentacionin në gjykatë që të konsiderohet edhe ligjërisht të ndarë\".

Nuk është e qartë se cilat kanë qenë klauzolat e divorcit dhe nëse Kutcher ka qenë i detyruar të paguajë dëmshpërblim, si fajtor për prishjen e kësaj martese, siç u përfol fillimisht pas ndarjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)