25 Dhjetor 2024

Kunis: Jam më e bukur se kurrë

Hollywood, 6 mars - Nuk ka dyshime që Mila Kunis ka patur gjithmonë linja joshëse, por ajo nuk është ndjerë kurrë më tërheqëse se sa aktualisht.

Aktores iu desh të humbte dhjetë kilogram, për të luajtur rolin e saj në “Black Swan” (Mjellma e Zezë), efekt nga i cili 28-vjeçarja beson se ka përfituar dukshëm edhe në jetën e saj private.

“Linjat e mia tashmë janë të ndryshme. Kur u dobësova deri në 45 kilogramë, kisha vetëm muskuj, kocka dhe lëkurë. Tashmë që kam shtuar përsëri disa kile, ato kanë shkuar në vendet e duhura, duke më dhënë një pamje më të mirë se kurrë ndonjëherë në jetën time”, deklaroi Kunis, në një intevistë për revistën “Bazaar”.

“Tashmë nuk kam më dhjam në bark, por në pjesët e duhura të trupit, si të pasmet. Jam e kënaqur me këtë pamje dhe me faktin që ndihem shumë më e lirshme”.

E pyetur nëse do të ishte përsëri e gatshme të pranonte një rol që do të kërkonte ndryshimin e linjave të saj, Kunis u përgjigj: “Nuk është se po e pres me padurim këtë ofertë, por nëse do t’ia vlente, do të isha e gatshme ta bëja”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)