Kunis: Do të pëlqente të luaja në filmin 50 hijet e Greit
Los Angelos, 25 janar - E mrekullueshmja Mila Kunis thotë se do ti pëlqente të luante në versionin film të librit 50 hijet e Greit.
Mila, e cila është votuar si femra më seksi nga lexuesit e The Sun, pranon se do të kalonte një kohë të mirë duke luajtur në novelën erotike rolin e Anastasia Steele.
29-vjeçarja e pyetur për një gjë të tillë është shprehur se, ka momente kur njeriu kërkon të bëjë gjëra të kënaqshme dhe të ndryshme.
Libri Erika Leonard James është shitur në 65 milionë kopje deri tani. Për këtë rol është përfolur se mund të luhet edhe nga Emma Watson.
Ndërsa Ryan Gosling do të luajë rolin e Greit i cili ka marrëdhënie sadomazokiste me Steele.