Kujta & Meri, sfilatë speciale mode në Gjermani
Prishtinë, 13 janar - Stilistet e njohur Shqiptar te Kosovës Kujta& Meri, me qendër në Gjakovë, do të prezentojnë koleksionet e tyre më të arrira në një sfilatë speciale të modës, që do të organizohet në kështjellën e vjetër gjermane Historisches Moseum Del Platz Speyer, afër qytetit të Dyseldorfit, gjatë muajit mars.
Oranizatorë i sfilatës speciale të veshjeve të realizuara nga Kujta&Meri, është fotografi i njohur dhe organizuesi i sfilatave në Evropë dhe vende tjera të botës, Antonio Montani, në bashkëpunim me Magazine Internacionale dhe Rock On Internacional Model Menagment.
Në sfilatën që do të mbahet në kështjellen e vjetër gjermane, pritet të prezenetohen 20 krecioneve të Haute Couture , te realizuar nga stilistet e njohur Kujta&Meri.
Kontrata me orgnizatorin dhe fashion-fotografin e njohur Antonio Montani për mbajten e sfilates pritet të nënshkruhet keto ditë, ndërsa ky eviniment është i dyti për nga nami dhe fama ku merrin pjese dhe prezantojne koleksionet e tyre haute Couture Kujta& Meri.
Para kësaj sfilate, Kujta& Meri, prezentuan veshjet e tyre në Javën e Modës në Milano në vitin 2009, në Catania, Aceriale ,Palermo, ngjarje të cilat bënë që kompania të kalojë kufijtë kombetarë të famës.
Veshjet e prezentuara nga Kujta&Meri në Javën e Modës në Milano, njëri prej evinimenteve më të mëdha që mbahet në Evropë në fushën e modës, u vlerësua shumë nga të pranishmit, ekspertët e modës dhe mediat e ndryshme të specializuara në këtë fushë.
Dhjetra shkrime të ndryshme në mediat italiane, që mund të gjenden lehtësisht në faqe të internetit, ku vlersuan veshjet allta moda te stilisteve Kujta&Meri dhe kreatorin e saj Kujtim Berisha për shijet e tija origjinale të aplikuara në koleksionet dhe modelet që u prezentuan në këtë eviniment të madh botëror.
\" Më 15 mars, në Kështjellën e vjetër gjermane do të mbajmë një sfilatë speciale, ku do të prezentojë 20 kreacione, të cilat janë inspirim ne karrierënn e gjatë . Duke krahasuar me duartrokitjet dhe vlerësimet që morëm në Javën e Modës në Milano, dhe me gjere ne shtetin Italian ,jam i bindur qe ne vleresohemi nga te vlefshmit dhe ata qe kuptojne artin,talentin dhe vleren e saj tha stilisti dhe kreatori i veshjeve në Kujta&Meri, Kujtim Berisha.
Sipas tij, kjo sfilatë do t\'i shërbejë edhe rritjes së njohjes se brendit Kujta& Meri , të shifet nga afër prej klientëve në Gjermani,dhe te futet ne tregun Gjerman.
Veshjet e dizajnuara nga Kujta&Meri do të prezantohen para qindra klienteve, adhuruesve të modës, figurave të larta të jetës ekonomike-shoqërore, si dhe do jenë nën përcjelljen e mediave të specializuara gjermane, ruse, italiane dhe atyre Shqiptare.
Kompania e veshjeve Kujta&Meri është krijuar prej vitit 1991 dhe gjatë këtyre viteve ka veshur këngëtarët, modelet dhe figurat tjera të njohura të skenës në Kosovë, Shqipëri, por edhe në Itali.
Synimet afatshkurtëra të pronarëve të kompanisë janë që të kalohet edhe në prodhime serik të veshjeve që do të mbanin markën Kujta& Meri, cka do të ndërkombtarizonte prodhimet e kësaj kompanie jo vetëm tek shtresat e larta, por edhe ato të mesme, duke ndërkombtarizuar njëkohësisht edhe prodhimet Made in Kosova.