Kryeqyteti ndez sot dritat e Sahat Kullës
Prishtinë, 3 tetor - Kryeqyteti ndez sot dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë.
Sahat Kulla ruan shumë vlera të trashëgimisë dhe histori shumë dekadash, por për një kohë të gjatë i është dashur funksionalizimi për t’u shndërruar kështu në një nga pikat qendrore turistike të pjesës së vjetër të Kryeqytetit.
Që disa muaj me radhë, Sahat Kulla i është nënshtruar disa ndërhyrjeve të jashtme dhe të brendshme për të parë më në fund rilindjen e saj.
Restaurimi i këtij objekti historik është realizuar në bashkëpunim me Unionin Evropian dhe UNDP Kosovë e tashmë është gati të presë të gjithë vizitorët e interesuar pasi të gjitha punimet kanë përfunduar.
Kryetari i Kryeqytetit z. Përparim Rama, bashkë me ekipin e tij, dhe Niels Knudsen, Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm, UNDP Kosovë do ta vizitojnë objektin me ç’rast Kryetari Rama dhe z. Knudsen do të mbajnë një fjalë rasti.