Kryeprokurori i Shtetit premton bashkëpunim me bordin e ri të RTK-së
Prishtinë, 8 shkurt – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, ka pritur në takim Kryetarin e ri të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Besnik Boletini së bashku me disa anëtarë të këtij bordi, si dhe u.d Drejtorin e Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj.
Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Lumezi shprehi gatishmërinë institucionale për të bashkëpunuar me bordin e ri të RTK-së dhe me u.d Drejtorin e Përgjithshëm në adresimin e të gjitha shqetësimeve lidhur me çfarëdo shkelje eventuale ligjore që mund të ketë ndodhur në RTK.
Po ashtu, palët patën diskutime konstruktive dhe konkrete për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.