10 Janar 2025

‘Krom’ pas Tiranës vjen në Prizren

Prishtinë, 21 tetor- Pas një jave që filmi ‘Krom’ i Bujar Alimanit pati premierën në Tiranë, tani do ta ketë premierën edhe në Kosovë. Me datën 24 tetor 2015 ky film do të shfaqet në Dokukino në Prizren.

Filmi pati premierën botërore në Karlovy Vary këtë vit në garën ‘East of the West’ dhe po vazhdon të shfaqet nëpër festivale ndërkombëtare.

‘Krom’ flet për një nënë memece e cila pas dy humbjeve të bashkëshortëve i duhet të vazhdoj të rrisë fëmijët e të jetoj edhe ajo vet jetën e prerë përgjysmë.\"

\"Djali i saj pesëmbëdhjetëvjeçar përpiqet të njoh veten në një adoleshencë të vështirë mes shkollës dhe minieres së kromit. Një mashkull që hyn mes djalit e nënës sepse nuk ka asnjë tjetër veç saj dhe një mësuese rok që është rebeluar për t’iu gjendur djalit si një engjëll në rrugën e tij.

Në rolet kryesore janë: Fredjon Ruçi, Klodjana Keco, Mirela Naska, Kasem Hoxha etj.

Ky film është bashkëprodhim mes Shqipërisë, Kosovës, Gjermanisë dhe Greqisë me producentët Tefta Bejko, Valon Jakupaj, Anita Elsani, Thanos Anastopoulos, Stella Theodorakis, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)