10 Janar 2025

“Krom” me premierë botërore në Karlovy Vary

Prishtinë, 9 korrik - U dha premiera botërore e filmit “Krom” me skenar dhe regji nga Bujar Alimani dje në festivalin e madh të filmit Karlovy Vary pjesë e programit East of the West.

Të pranishëm në premierë ishin skenaristi dhe regjisori Bujar Alimani, koproducenti Valon Jakupaj aktorët kryesor Fredion Ruçi, Klodjana Keco, Mirela Naska, Kasem Hoxha, drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Ilir Butka dhe drejtori i QKK-së Arben Zharku.
 
“Krom” flet për një nënë memece e cila pas dy humbjeve të bashkëshortëve i duhet të vazhdoj të rrisë fëmijët e të jetoj edhe ajo vet jetën e prerë përgjysmë.

Djali i saj pesëmbëdhjetëvjeçar përpiqet të njoh veten në një adoleshencë të vështirë mes shkollës dhe minieres së kromit.

Një mashkull që hyn mes djalit e nënës sepse nuk ka asnjë tjetër veç saj dhe një mësuese rok që është rebeluar për t’iu gjendur djalit si një engjëll në rrugën e tij.

Ky film është bashkëprodhim mes Kosovës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Greqisë me producentët Tefta Bejko, Valon Jakupaj, Anita Elsani, Thanos Anastopoulos, Stella Theodorakis i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.



 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)