10 Janar 2025

"Krom" filmi i dytë në festivalin e madh të filmit Karlovy Vary

Prishtinë, 3 qershor - Këtë verë në edicionin e 50-të të festivalit të madh të filmit Karlovy Vary do të shfaqet premiera botërore e filmit “Krom” me skenar dhe regji nga Bujar Alimani. Ky film që sjell për herë të parë në Karlovy Vary producentin Valon Jakupaj është pjesë e programit East of the West.

“Krom” flet për një nënë memece e cila pas dy humbjeve të bashkëshortëve i duhet të vazhdoj të rrisë fëmijët e të jetoj edhe ajo vet jetën e prerë përgjysmë. Djali i saj pesëmbëdhjetëvjeçar përpiqet të njoh veten në një adoleshencë të vështirë mes shkollës dhe minieres së kromit.

Një mashkull që hyn mes djalit e nënës sepse nuk ka asnjë tjetër veç saj dhe një mësuese rok që është rebeluar për t’iu gjendur djalit si një engjëll në rrugën e tij.

Ky film është bashkëprodhim mes Kosovës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Greqisë me producentët Tefta Bejko, Valon Jakupaj, Anita Elsani, Thanos Anastopoulos, Stella Theodorakis dhe pëveç mbështetjes nga Qendra Kinematografike e Kosovës është mbështetur edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.

Luajnë: Fredjon Ruci, Klodjana Keco, Mirela Naska, Kasem Hoxha, Denis Shira, Xhevdet Dod, Albulena Kryeziu etj.

“Krom” është filmi i dytë i metrazhit të gjatë nga regjisori Alimani, i cili njihet për filmin e tij debutues “Amnistia” që pati premierën në festivalin Berlinale në 2011.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)