Kristen Stewart ndahet nga Alicia Cargile
Los Anxhelos, 13 tetor - Kristen Stewart dhe Alicia Cargile mund të kenë qenë një qift i këndshëm por tani kuptohet se qifti ka vendosur ti jep fund relacionit të tyre, i cili filloi në janar të këtij viti.
Ato ishin shumë të lidhura me njëra tjetrën. Madje Alicia kishte takuar edhe nënën e Kristen, e cila ua kishte dhënë aprovimin për vazhdimin e lidhjes së tyre.
Një burim i kishte thënë gazetës Radar se Kristen është shumë e zënë me punë tani dhe nuk ka kohë që të angazhohet rreth një lidhje serioze.
Sipas këtij burimi ndarja e tyre ishte miqësore dhe të dyja janë pajtuar se tani nuk është koha e duhur për një lidhje të tillë.