Kristen Stewart, femra që vishet më bukur
Los Angeles, 1 maj - Kristen Stewart është shpallur femra e veshur më bukur për vitin e dytë radhazi.
Protagonistja e sagës Twilight mundi aktoren Emma Watson dhe Dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton, në sondazhin e revistës Glamour.
Pesëshja e parë plotësohet nga aktorja Emma Stone dhe këngëtarja Taylor Swift.