25 Dhjetor 2024

Krenare Rugova së shpejti me një “Pasarele mode”

Prishtinë, 7 maj - Kreacionet e fundit me temë “Poezia Grafike” dhe marka e njohur e modës “KR” - made in Kosova, do të prezantohen së shpejti nga kreatorja Krenare Rugova përmes një “Pasarele mode”.

“Poezia Grafike” është e bazuar në kreacione unike dhe veçuar artizanate tradicionale me dizajne autoktone dekorative punuar me dorë të cilat synojnë të promovojnë modën bashkëkohore në Kosovë dhe njëkohësisht trashëgimin, kulturën dhe artin tradicional të kombinuar ato nëpërmes koleksioneve të modës.

Në këtë koleksion do të paraqiten 50 veshje – Vjeshtë/Dimër 2012 – 13, të cilat janë punuar gjatë disa muajve të fundit me një ekip shumë profesional.

Konkretisht, veshjet që do të eksponohen në Pasarelen “Poezia Grafike” përfshinë një koncept të bukur artistik duke inkorporuar shtypin e tekstilit ”textile print design” me përmbajtje të poezive tradicionale shekullore të kulturës së vjetër shqiptare.

Po ashtu veshjet do të reflektojnë urtinë e poezisë dhe të bukurën e saj grafikisht, në kreacionet unike.

Elementet kyçe të këtij koleksioni janë poezitë e printuara në detajet e rrobave. Këto grafika poetike do të pasurojnë kreacionin në mënyrë shumë të veçante dhe autoktone.

Në të njëjtën kohë një pjesë e madhe e këtyre linjave të vlefshme kombëtare do të përdoren me mediume tipografike dhe ilustrime në harmoni të ngjyrave dhe kontrasteve të detajizuara të njohura si: Typographic Art-Deco.

Përmbledhja përfshin elemente të ndryshme të stilit unik nga Krenare Rugova e cila përdor stilin perëndimor dhe të dhëna tradicionale, tipare etno dhe teknika që do të realizohen nga rrjeti i grave të Kosovës që janë të specializuar në kostume folklorike-dekorative dhe punë dore, pa-anashkaluar poezitë nga shkrimtarë, poet të famshëm shqiptarë që do t’a kompletojnë konceptin dhe temën e koleksionit.

Me konceptin dhe trendin e saj të modës, Kreatorja Rugova ka arritur bashkëpunimet e lartpërmendur me “Designers boutique” në Vjenë, Cyrih, Slloveni dhe Kanada.

Kjo tregon se dizajni Kosovar është vlerësuar shumë edhe në vendet e Evropës Perëndimore.

Përmbledhja e koleksionit do të prezantohet me 12 maj të këtij viti tek Përmendorja \"Vëllazërim-Bashkim\", ditë e cila po ashtu do të shërbej si manifestim për të mbështetur objektivat integruese bashkëkohore Evropiane dhe qëllimin e ringjalljes, nxitjes së përbashkët të zhvillimit ekonomik me Zonës së BE-së \"European Union Day”.

Kjo është paraqitja e tretë me radhë e kreatores Rugova. Ajo në vitin 2011 është paraqitur edhe me dy pasarela të tjera; njëra titullohej “Kromozomet” dhe tjetra “Harmonia e Filigranit”

Të dy këto prezantime u cilësuan si ngjarje kulturore me standarde të larta profesionale. Shfaqja dhe organizimi i mrekullueshëm, hapësira madhështore dhe dekoracione moderne, paraqitje spektakulare të performancës si dhe muzikë, hosting-un ngjarjes, etj. i bënë këto ngjarje të jenë vërtet madhështore.

Për t’a përmbyllur këtë ngjarje në mënyrë sa më të veçantë, enkas për këtë ngjarje, vjen një DJ set special, poetik nga Richard Dorfmeister (Producent me famë botërore i electro-house music) dhe VJ performancë nga Cheveria që do të performojë në SPRAY Club.


KRENARE RUGOVA - BIOGRAFIA

Krenare Rugova ka lindur në Prishtinë. Mësimet e shkollës së mesme i përfundoi në Portland, Maine - ShBA, duke vazhduar universitetin me renome të madhe në fushën e modës ‘Parsons School of Design’ New York – ShBA dhe Paris – Francë.

Krahas zhvillimeve në trendin e modës KR synoj të kontribuojë në kulturën e modës në Kosovë, hap atelie në Prishtinë më 2003 me të cilën gëzon një reputacion të mirë në bazë të qëndrueshme të klientëve për punën profesionale dhe pasionin e saj ndaj modës.

Gjatë asaj periudhe kohore aktivizohet në shkollën “Design Factory” si asistente për stilizëm dhe modelizëm.

Ajo gjithashtu u angazhua edhe në emsionin e televizionit 21 për modën “pasarela - art & fashion” si stiliste dhe kritikë.

Kreatorja Rugova ishte po ashtu, pjesë e filmit nga regjisorit Isa Qosja “KUKUMI” realizuar nga KosovaFilm dhe JadranFilm si Kostumografe.

Në vitin 2007, shtëpia e modës pati një zgjerim të madh të punës duke hapur një njësi të re prodhimi me makineri moderne industriale të tekstilit, mundësuar nga Agjencioni Evropian për Rindërtim (EAR-FAIR Project) me të cilën sot KR ofron veshje moderne të kualitetit të lartë dhe njëkohësisht synon zhvillimin dhe ringjalljen e industrisë së tekstilit në Kosovë duke promovuar talentin dhe mjeshtrin vendore.

Përveç interesimit medial, puna profesionale ka zgjuar interesim edhe për shtëpitë e modës Evropiane “designer stores” duke prezantuar krijimet e KR  jashtë vendit si: At First Sight - Austri, Ostblock – Zvicër, VertigoWear – Finlandë, Atelie*5 - Slloveni. Pa anashkaluar ekspozimin e kolekcioneve në sfilata ndërkombëtare - fashion show në Paris 2002 dhe NYC 2003. Gjersa në Paris KR fitoi certifikatën “Silver Thimble Award” fituese e dizajnit nga menaxhmenti i kompanisë së njohur “KENZO”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)