Krenare Rugova së shpejti me koleksionin Pranverë - Verë 2014
Prishtinë, 6 dhjetor - Kësaj radhe Krenare Rugova prezanton koleksionin pranverë/verë 2014 të inspiruar nga siluetat dhe glamuri ikonik i veshjeve të viteve 1950ta.
I prezantuar në format modern, ky koleksion paraqet një dokumentar kinematik përmes veshjeve të punuara nga materiali i manipuluar, i krijuar në forma skulpturale përmes modelimit të materialit, kontrastit të ngjyrave dhe precizitetit përmes transparencës.
Cinematiqué është koleksioni i siluetave klasike femrore megjithatë shumë moderne, të hijëzuara me ngjyra kontraste të ndritshme me pëlhura luksoze të manipuluara për të krijuar volum dhe lëvizje.
Koleksioni është i punuar nga materiale të cilësisë shumë të lartë për të arritur paraqitje. Veshjet, në formë grafike, do të reflektojnë glamurin e viteve të 50 ta.
Prerjet si dhe kombinimi karakteristik i formave të lartëpërmendura nxjerrin në pah forma dhe stilin e sofistikuar. Përmes këtij koleksioni të paraqitur si dokumentar kinematik kreatorja do te prezanton zhvillimin e krijimtarise se saj per 10 vjetorin e brendit - Krenare Rugova.
Edukimi për artet e bukura - lëmia e modës, përvoja shumëvjeçare dhe suksesi profesional i veprimtarisë brenda këtyre 10 viteve bën që kreatorja KR të krijoj brendin më të njohur në fushën e modës në Kosovë.
Koncepti i Krenare Rugovas është të ofroj veshje që janë në trend, funksionale, si dhe komfore të inspiruara nga fusha të ndryshme të artit. Qëllimi kryesor është të krijohet një dizajn bashkëkohor dhe i unifikuar, por në të njëjtën kohe cilësor dhe me imazh brendimi të caktuar në sëcilen veshje. Veshjet që paraqesin një përzierje të inspiruar nga kultura në Paris dhe New York (ku i kreu studimet) çdo herë të inkorporuara me detaje të bukura të kulturës tradicionale.