Krenare Rugova se shpejti me koleksionin e ri "Yrnek"
Prishtinë, 2 maj - Bazuar në fjalët asnji ngjyrë vetëm nuk qet gja. Nji ngjyrë apo nji yrnek jep vetëm nji pamje.
Te gjitha tana japin shume pamje, asht ma bukur për synin të thëna nga një grua Hasiane/Krume, në vitin 1986, kreatorja e mirënjohur Krenare Rugova është inspiruar për koleksionin e saj të ri titulluar Yrnek, i cili do të prezantohet me 11 maj ora 21:00, ne Pllatonë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
YRNEK është /koleksioni Vjeshtë/Dimër i siluetave freskuese dhe komfore megjithatë shumë femërore, te hijezuara nga paleta e ngjyra komplementare të ndritshme me pëlhura të lirshme dhe të ngurta për të krijuar volum dhe lëvizje.
Manipulimi me laser në prerjen e tekstilit për rrobat me motive shqiptare nxjerrë në pah ketë koleksion. 'YRNEK "këto motive janë te përhapura në veshjet tradicionale shqiptare, por kryesisht me lloje të ndryshme të qëndisjeve.
Kam vendosur qe të sjellë përsëri këto motive me një teknikë të re të prerjes së tyre në pëlhure me Laser. Kjo më lejon mua që të bashkoj dy epokat dhe te krijoj një drejtim timin, përmes një koleksioni te ngjyrave të vjeshtës të gjalla, me linja te pazakonta dhe të modelimit në harmoni me pëlhurën e prerë me laser, thotë kreatorja Rugova.
Koncepti i Krenare Rugova është te ofroj veshje që janë në trend, funksionale, si dhe komfore te inspiruar nga fusha te ndryshme te artit.
Qëllimi kryesor është të krijohet një dizajn bashkëkohor si dhe te unifikuar, por ne te njëjtën kohe kualitativ dhe me imazh brendimi te caktuar ne secilën veshje.
Paleta e ngjyrave të disenjatores është e fokusuar ne ngjyra natyrale gjithnjë ne kombinim me ngjyra kontraste të shndritshme te zbukuruara me detaje siç janë qëndisje dore apo me makine, grafika dhe printime e thurje te ndryshme.
Veshjet e Kreatores Rugova paraqesin një përzierje te inspirimit nga kulturat e New York dhe Paris (Ku edhe ajo studioj) dhe detajet e vogla te kulturës tradicionale. Shkathtësia e saj për veshje gjithashtu vjen edhe nga fusha të ndryshme siç janë arkitektura dhe natyra. Prerjet e papritura te sfilitës si dhe kombinimi karakteristik i formave natyrale dhe arkitekturale nxjerrin ne pah forma dhe shije te reja.
Kjo revy mode prezantohet në kuadër të EU Week Program - EU union day, përkrahur nga Zyra e Bashkimit Europian ne Kosovë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.
Prezantimet e kaluara të kreatores Rugova
Në muajin Maj te vitit 2011, Kreatorja Rugova, prezantoi koleksionin: Vjeshte/Dimer aka Kromosomet afër statujës së Skënderbeut- Sheshi në Qendrën e Qytetit të Prishtinës, ndërsa në Muajin Dhjetor prezantoi koleksionin: Pranvere/Vere ala Harmonia e Filigranve ne Bibloteken Kombetare ne Prishtine.
Ndërsa Maj të vitit 2012 u paraqit me koleksionin Vjeshtë/Dimër aka Poetria Grafike te Monumenti I Unionit ne Prishtine e ne Dhjetor prezantoi koleksionin: Pranvere/Vere aka ViVid te Modelariumi i Arkitekturës në Prishtinë
Të gjitha prezantimet ishin të ilustruara si ngjarje kulturore me standarde të larta profesionale. Këto prezantime kane krijuar respekt si dhe mirënjohje nga te gjitha mediet, participantët si dhe te ftuarit shqiptare dhe te huaj të pranishëm nga fushat e artit dhe kulturës.