26 Dhjetor 2024

Krenare Rugova së shpejti me koleksionin e ri pranverë/verë

Prishtinë, 3 dhjetor - Kreatorja e mirënjohur Krenare Rugova, me datë 14 Dhjetor të këtij viti përmes një Fashion Show, që do të organziohet në Fakultetin e Arkitekturës më konkretisht në sallën Modelariumi, do të paraqes kreacionet e sajë të fundit VIVID- pranverë/verë 2013.

Gjallëria e këtij koleksionit pranverë/verë 2013 të KR paraqet një grup fustanesh me dizajne të mprehta grafike dhe me prerje te pastra të bëra së bashku për të portretizuar një tregim të së bukurës nëpërmjet kontrasteve të ngjyrave të ndritshme të spërkatura në pëlhurë; përmes formës dhe natyrës së materialeve të forta dhe të buta duke krijuar veshje të përjetshme me ndjenjën e tyre të veçantë dhe të mprehtë.

Domethënja e kreacioneve të përmbledhura që do të paraqitet me emrin VIVID është:  (VIVID - Jetësore* - *E ndritshme, *E gjallërishme, *vibrante, *briliante, *mahnitëse, *piktoreske).

Kjo është paraqitja e katert me radhë e kreatores Rugova. Ajo në maj te ketij viti paraqiti kreacionet e fundit me temë “Poezia Grafike” dhe marka e njohur e modës “KR” - made in Kosova, ndersa ne vitin 2011 është paraqitur edhe me dy pasarela të tjera; njëra titullohej “Kromozomet” dhe tjetra “Harmonia e Filigranit”

Të gjitha prezantimet e deritanishme të kreatores Rugova jane cilësuar si ngjarje kulturore me standarde të larta profesionale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)