Krenare Rugova se shpejti do të prezantoj koleksionin Vjeshte/Dimër
Prishtinë, 26 qershor - Kreatorja Krenare Rugova javën qe vjen do të prezantoi koleksionin për Vjeshte / Dimër 2015/16.
Ky kolekcion është me të vërtetë i veçantë në thelbin e tij: materiali i perdorur ka në vete një histori për ta treguar.
Materiali i këtij kolekcioni është 70 vjeç i vjetër, i bërë nga pambuku dhe mëndafshi dhe i thurur në vek nga të moshuarat e asaj kohe, i cili ka pasur një udhëtim të rëndësishëm gjatë jetës. Këto materiale, disa prej tyre të varrosura gjatë luftës arritën të mbijetojnë në nëntokë deri sa u nxorrën përsëri nga njerëzit që e lanë prapa.
Për fat të mirë, gjeti rrugën në këtë kolekcion, i ngjyrosur, i trajtuar, i konstruktuar në plisé, ku fitoi fuqinë dhe erdhi në pah.
Një teknikë tjetër shumë dalluese për rajonin është edhe qëndisja: në këtë kolekcion paraqitet e guximshme dhe gjeometrike. Harmonia që kujton historinë, paraqitet si një entitet shkëlqyes, elegant dhe bashkohorë.
Kolekcioni do të ekspozohet më 1 Korrik, 2016 ne atelenë Krenare Rugova e cila do të jetë e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë ta shohin për së afërmi.
Edukimi për artet e bukura - lëmia e modës, përvoja shumëvjeçare dhe suksesi profesional i veprimtarisë brenda këtyre 12 viteve bën që kreatorja KR të krijoj brendin më të njohur në fushën e modës në Kosovë.
Koncepti i Krenare Rugovas është të ofroj veshje që janë në trend, funksionale, si dhe komfore të inspiruara nga fusha të ndryshme të artit. Qëllimi kryesor është të krijohet një dizajn bashkëkohor dhe i unifikuar, por në të njëjtën kohe cilësor dhe me imazh brendimi të caktuar në sëcilen veshje. Veshjet që paraqesin një përzierje të inspiruar nga kultura në Paris dhe New York (ku i kreu studimet) çdo herë të inkorporuara me detaje të bukura të kulturës tradicionale.