Kremtohet Festa kombëtare franceze në Kosovë
Prishtinë, 14 korrik - Me rastin e Festës kombëtare Franceze, Ambasada e Francës në Kosovë do të organizojë një pritje në Kino Armata në Prishtinë.
Kremtimi i Festës kombëtare do të fillojë me një koncert nga Prishtina Brass Band, i hapur për të gjithë.
Ai do të përfundojë me “fishekzjarre” kinematografike, me shfaqjen e filmit "La Reine Blanche" nga Jean-Loup Hubert.
Festa Kombëtare Franceze është e lidhur me dy ngjarje emblematike në historinë e Francës: kryengritjen popullore dhe marrjen e Bastillës më 14 korrik 1789, pikënisje e Revolucionit Francez; dhe Festa e Federatës së 14 korrikut 1790, duke festuar në Paris unitetin kombëtar dhe përvjetorin e parë të marrjes së Bastilit.
14 korrik, çdo vit ka një sukses të madh, me paradën e saj ushtarake në Champs-Elysees me ballo dhe fishekzjarre kudo në Francë.