KREK: Për institucionet avancimi i rinisë mision i pamundur
Prishtinë, 12 gusht - Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës( KREK) ka shënuar 12 gushtin ditën ndërkombëtare të të rinjve.
Dita Ndërkombëtare e Rinisë festohet çdo vit më 12 gusht, me të vetmin qëllim që të pranoj dhe njoh përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve anembanë botës për përmirësimin e shoqërisë globale.
Dita Ndërkombëtare e Rinisë u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më vitin 1999.
Në konferencën e mbajtur për nderë të kësaj dite, Presidenti i KREK-ut, Avdullah Hasani ka folur për gjendjen aktuale të sektorit të rinisë në Kosovë, ai tha se rina kosovare e ka humbur vullnetin e saj për angazhime pasi që po e shikon mungesën e iniciativave nga ana e institucioneve të Kosovës për ti përkrahur dhe jetësuar programet dhe idetë e rinisë Kosovare.
Hasani shtoi se shkaqet kryesore të mungesës së perspektivës jetike tek të rinjtë kosovarë, mundë të veçohen, mungesa e perspektivës ekonomike, pasiviteti politik dhe mungesa e integrimit dhe sensibilizimi organizativ, moral e social pa punësia, korrupsioni në arsim, analfabetizmi në rritje, delikuenca e të miturve, mos rritja e fondeve për aktivitete studentore, izolimi nga lëvizja e lirë në vendet e Evropës , mos rritja e numrit të bursave studentore, siguria e vogël në shkolla , e tani edhe shumë ligjërata në rrejte sociale lidhur me fetë dhe ekstremizmin fetar ,këto janë disa nga elementet që tregojnë pozitën reale të të rinjve të Kosovës.
Udhëheqësi i Evropianëve të rijnë të Kosovës i ftoi të rinjtë e vendit që të besojnë se hapësirat për veprim në një demokraci të konsoliduar janë të shumëfishta, prandaj i inkurajoj të rinjtë e vendit që me kërkesat tyre të shndërrohen në zë gjithnjë e më aktiv për konsolidimin e mëtejmë të saj, ai shtoi se institucionet duhet të angazhohen më shumë për të punuar në të mirë të qytetarëve të Kosovës në këtë rast të rinjve si dhe të mos e pengojnë zhvillimin e tyre në kohen e tyre shumë të veçanet si dhe të mos i përdorin ata vetëm si imazh të mirë por të krijojnë hapësirë për ta dhe të rrisim kapacitet e tyre, në mënyrë që të jemi konkurrent me bashkëmoshatarët tan Evropian, përfundoi Hasani.