22 Dhjetor 2024

Kreacionet e Vjollca Llapashticës, në ballinë të revistës së modës Harper‘s Bazaar

Prishtinë, 2 qershor - Disenjatorja Vjollca Llapashtica, gjatë kësaj kohe ka prodhuar disa kreacione- kryesisht fustane, për tregun e jashtëm ndërkombëtar, të cilat janë publikuar në ballinë të revistës së modës Harper‘s Bazaar.

Revista Harper,s Bazaar, është njëra ndër revistat me lexueshëmri më të madhe nga fusha e modës dhe ka shtrirje thuajse në të gjitha vendet e botës. Revista në fjalë botohet nga viti 1867 në New York.

Disenjatorja Llapashtica, ka paralajmëruar se brenda këtij viti do të prodhojë edhe koleksione të tjera për vendet që e kanë tejkaluar COVID 2019.

Ndryshe, kreacionet e Vjollca Llapashticës, në vazhdimësi janë pjesë e ballinave të revistave më të mëdha botërore nga fusha e modës.

Gjeni të bashkëngjitura pamje nga kreacionet e Llapshticës në ballinën e revistës Harper‘s Bazaar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)