Krasniqi merr pjesë në Festivalin e Filmit në Pula të Kroacisë
Prishtinë, 20 korrik - I ftuar nga Ministrja e Kulturës e Kroacisë, Andrea Zlatar Violić, sot Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka udhëtuar për në Kroaci për të marrë pjesë në edicionin e 60-të Festivalit të Filmit në Pula.
Në këtë eveniment, do të jenë të pranishëm edhe ministra tjera nga Ballkani; Ministri i Kulturës i Sllovenisë, Uros Grilc, ai i Malit të Zi, Branislav Micunovic, si dhe Ministri i Çështjeve Sociale i Bosnjës, Sredoje Novic.
Ministri Krasniqi nesër dhe pasnesër do të ketë takime me homologet e tij pjesëmarrës por edhe me njerëz të kinematografisë dhe artit në përgjithësi, të pranishëm në këtë ngjarje.