23 Dhjetor 2024

Kosova shënon Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit të Autizmit

Prishtinë, 2 prill - Në kuadër të 2 prillit, Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit të Autizmit, janë shënuar aktivitete të ndryshme edhe në Kosovë. Organizata “Asociacioni Nacional i Autizmit Kosovë” ka realizuar një organizim për shënimin e kësaj dite në përkrahje të personave me spektrin e autizmit ku janë mbajtur aktiviteteve sensibilizuese në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ngjarje e cila është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në këtë manifestim mori pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, e cili e konsideroi këtë si ngjarje të veçantë sepse organizohet për njerëz me aftësi të veçanta.

 “Këta fëmijë me vizatimet e tyre shprehen talentin e tyre të veçantë përmes pikturave të cilat i ekspozuan në sheshin e Prishtinës. Jam shumë i lumtur që si ministri kemi mbështetur edhe këtë aktivitet dhe projektet e kësaj natyre”, u shpreh ministri Gashi.

“Si institucion do të përkrahim gjithmonë aktivitete të kësaj natyre, ashtu që të rrisim ndërgjegjen dhe të edukohemi më tutje si shoqëri për autizmin dhe si të ballafaqohemi me të. Është detyrë e jona që personat e prekur nga çrregullimi i spektrit të autizmit t’i mbështesim dhe t’i kuptojmë dhe t’i ndihmojmë edhe familjet e tyre në çfarëdo forme”, tha ministri.

Aktiviteti u shoqërua me grumbullimin e fondeve për të plotësuar nevojat e fëmijëve me autizëm, njëkohësisht u realizuan edhe performanca artistike nga artistë të ri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)