04 Janar 2025

Kosova sërish pjesëmarrëse në Bienalen e Venedikut

Prishtinë, 28 janar - Kosova sërish do të prezantohet në Ekspozitën e Arkitekturës në Bienalen e Venedikut. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka marrë sot vendim për emërimin e komisionerit dhe Bordit Këshillues. 

Shpenzimet për realizimin e ekspozitës i merr përsipër Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke përfshirë edhe koordinimin e donacioneve të mundshme.

Komisioner i Republikës së Kosovës për Ekspozitën e Arkitekturës në Bienalen e Venedikut 2014 caktohet Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Si trup këshillëdhënës emërohet Bordi Këshillues, me këtë përbërje:

- Ilir Gjinolli
- Ilir Murseli
- Gjejlane Hoxha
- Florina Jerliu
- Përparim Rama

Bordi Këshillues, sipas vendimit, do t’i propozojë Komisionerit 3 deri në 5 propozime për kurator potencial.
Bordi do t’i ofroj vëmendje të plotë Kuratorit dhe Komisionerit, qoftë ajo profesionale apo teknike, nëse një gjë e tillë kërkohet nga ta.

Komisioneri ndërkaq pas marrjes së propozimeve nga Bordi do ta emërojë Kuratorin.

Komisioneri ka për detyrë që të punojë ngushtë me Kuratorin dhe të mbështesë ekzekutimin e projektit, ta bëjë menaxhimin e projektit, menaxhimin e buxhetit përfshirë edhe donacionet e mundshme, të hulumtoj dhe të kontraktoj hapësira të mundshme për vendosjen e ekspozitës, të bëjë komunikimin me gazetarët, të komunikoj me zyrtarët e Bienales si dhe të japë mbështetje administrative.

Komisioneri do t’i japë mbështetje procesit kreativ për zbatimin e projektit, ashtu siç kërkohet nga Kuratori, si dhe do të jetë në dispozicion të Kuratorit për ta ndihmuar nga zhvillimi i idesë deri tek prezantimi final.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)