26 Dhjetor 2024

Kosova - Rruga tek Pavarësia

Prishtinë, 13 qershor – Profesori universitar dhe politikani, Ibrahim Gashi, të mërkurën në ambientet e Bibliotekës Kombëtare Universitare të  Kosovës, ka bërë promovimin i librit "Kosova, Rruga tek Pavarësia - Road to Independence".

Recensenti, prof.Bajram Kosumi, ka potencuar se përveç temës politike, ka diçka tjetër që tekstet e ndryshme i bënë unike, në këtë rast është statusi i tekstit të librit.

“Të gjitha shkrime janë artikulime teorike, të proceseve politike, të shfaqjeve të ndryshëm politike deri edhe të veprimeve konkrete të politikes, libri i autorit Ibrahim Gashi, “Kosova rruga tek, Pavarësia”, nuk është një libër i krijuar si një njësi e vetme, por është një libër i shkruar në pjesën përgjatë 10 vjetëve, politika shqiptare në periudhën, 2000-2010 është kryetema e librit.”, ka pohuar ai. Sipas tij, profesor Gashi në këto shkrime mëton të shpjegoj të analizoj dhe të parashtroj arsyet objektive pse ndodhin në këto procese politike.

“Pse ndodhin këto shfaqje të caktuara politike, ose si duhet të gjendet klasa politike, ndaj veprimeve konkrete politike, ose asaj që i themi politika e ditës. Ky fakt na rikujton edhe një herë një fakt që e dimë të gjithë se politika është një artë një mjeshtri që përsoset çdo ditë”, ka thënë ai. Kosumi është shprehur se është artikulim teorik, mbi këto procese dhe mbi këto veprime nga aspekti shkencorë. Është njëjta sikurse çdo mjeshtri tjetër  dhe për  dallim prej mjeshtërive tjera, kjo është një artë që duhet përsosur çdo ditë”, ka thënë Kosumi.

Ndërkaq ish ambasadori i Maqedonisë, në Bruksel, Blerim Reka, është shprehur se Kosova ka nevojë edhe  për dy forma të reja të diplomacisë publikë dhe diplomacisë sociale dhe sidomos nevojën për intensifikimin e lobimeve të reja për njohje të reja të shteti të Kosovës.

“Numri i njohjeve nuk është numër i vogël, por duhet vazhduar në procesin e njohjeve të reja”, ka theksuar ai. Reka, duke folur për filozofin e librit dhe mundësin e të qenit shkrimtar theksoj se janë të rrallë ata zyrtar qeveritar që për kundër obligimeve që kanë, të gjejnë kohë për të shkruar libra.

Në këtë aspekt, sipas tij, ky është një përjashtim i mirë pozitiv i profesor, Ibrahim Gashit, i cili pikërisht në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe në 4 vjetorin e  pavarësisë së Kosovës, elaboron një përmbledhje, esesh, kumtesa, analizash dhe studimesh të rrugës së parë 4 vjeçare të shtetit më të ri evropian. Ai ka deklaruar se kjo është një periudhë jashtëzakonisht e rëndësishme, e cila sigurisht se do të shënohet në diplomacinë Kosovare, dhe lexuesi që lexon librin e autorit të nderuar, Ibrahim Gashi, do t’i ketë shumë të qarta jo vetëm pengesat e deritanishme në këtë  rrugë, por edhe sfidat të cilat na presin, në rrugën e njohjeve të reja të shtetit të Kosovës.

“Nëse  i analizojmë të gjitha këto kumtesa të prof. Gashit do të vijmë në një përfundim se në fakt ajo që ndodhi në vitin 1913 në Londër dhe që unë në librat e mi i quaj Gjeopolitika e  Londrës, të cilat u ndryshuan me Gjeopolitikën e 17 shkurtit të vitit  2008. Çka dua të them? Kjo thuhet edhe në kumtesat dhe analizat e  autorit të librit që po i promovojmë sot. Ballkani sigurisht  pas 17 shkurtit 2008 nuk është ai që ishte para 17 shkurtit 2008, dhe autorit i takon merita që në këtë libër  jep argumente të mjaftueshme që jo vetëm e argumentojnë legjitimitetin dhe justifikojnë shtetësinë e Kosovës, por në njërin prej analizave që ai titullon ‘Sfidat e Politikës së Jashtme’. Ai jep edhe udhëzime se çka duhet bërë, në këtë periudhë të rëndësishme të njohjeve të reja ndërkombëtare për Kosovë”, ka thënë Reka

Të pranishmëve  me një fjalë rasti u është drejtuar edhe autori i librit, Ibrahim Gashi. Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë bashkëpunuar dhe ndihmuar për librin.

 “Një falënderim i veçantë shkon  tek redaktorja e librit dr. Eva Tafili Hyskaj dhe recensentët profesor, Kuçi, Reka dhe Kosumi që me vlerësimet e tyre objektive ja shtuan vlerat këtij libri. Dua të falënderoj të gjitha ata individ dhe institucione, që në mënyrë të drejtpërdrejt  ndikuan dhe ndihmuan në kompletimin e këtij libri. Falënderoj, po ashtu edhe institucionet akademike ndërkombëtare që përmes  grandeve më mundësuan qëndrimet e gjata studimore jashtë vendit, me të cilat arrita të kompletoj një pjesë të studimeve që përmban ky libër”, ka thënë Gashi.

Kurse drejtoresha e Institutit të Studimeve Evropiane, në Universiteti të Tiranës, Eva  Tafili-Hyskaj, e cila është dhe redaktore e librit, ka shkruar se Ibrahim Gashi, ka përshkruar trajektoren që ka ndjekur Kosova dhe populli shqiptar, deri në datën sublime të çlirimit dhe më pas të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.  Profesoresha Tafili-Hyskaj, ka vlerësuar se më nj gjuhë të pasur dhe politike dhe jo vetëm, ashtu siç vërehet në të gjithë rrjedhën e librit, autori trajton çështjen që ajo e quan “Qershiza mbi tortë”.

Libri “KOSOVA, Rruga tek Pavarësia - Road to Independence" i profesor Ibrahim  Gashit, është libri i pestë i tij. Ai është pjesë e qeverisë dhe aktualisht mbanë  postin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, dhe njëherësh është zëvendës kryetar i  Partisë Aleanca Kosova e Re. Gashi, gjithashtu është i angazhuar edhe si profesor në Universitetin e Prishtinës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)