Kosova promoviohet përmes të rinjve
Prishtinë, 2 dhjetor - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes Sektorit për Siguri Njerëzore në Departamentin e Rinisë, organizon konferencën “Modeli i Kombeve të Bashkuara, Kosova 2017”, implementuar nga Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime.
Konferenca ka për qëllim promovimin e Kosovës në aspektin ndërkombëtar përmes të rinjve që do të jenë pjesë e konferencës nga këto shtete: Izraeli, Franca, Bullgaria, Gjermania, Greqia, Danimarka, Palestina, Kosova dhe vende tjera të rëndësishme.
Temat kruciale të konferencës do të jenë; Korniza e re ligjore e OKB-së, për luftimin e radikalizmit që shpie në ekstremizëm të dhunshëm dhe terrorizëm; Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO dhe Të transformojmë botën tonë.