10 Janar 2025

Kosova prezantohet për herë të parë në DokLeipzig

Prishtinë, 27 tetor - DokLeipzig (57th International Leipzig Festival for Documentary and Animated Film) është një ndër festivalet dokumentare më të vjetra në botë që organizohet çdo vit në Leipzig të Gjermanisë.

Në DokLeipzig këtë vit Kosova prezantohet në tri programe. Në programin Country Focus Ex-Yu, në DOK Market Video Library dhe në SEED Project (South East European Documentaries).
 
Filmat dokumentar që do të jenë pjesë e programit Country Focus Ex-Yu janë “Dasmat dhe Pampersat” nga Antoneta Kastrati & Casey Cooper Johnson si dhe dokumentari “117” nga Besim Sahatçiu.

Ndërsa në DOK Market Leipzig 2014 – Video Library në mes të 10 filmave gjithsej që do të shfaqen në këtë librari do të jetë edhe dokumentari “Sex” nga Kaltrina Krasniqi dhe “Brenda ka dritë” nga Rea Surroi & Dardan Selimaj.

Drejtori i QKK-së, Arben Zharku u shpreh: “Është kënaqësi që në këtë festival kaq të madh përveç që prezantohen një numër i tillë i filmave Kosovar edhe ne do të jemi prezent në shtandin e përbashkët me vendet e rajonit.”

Pjesë e DokLeipzig është edhe projekti SEED që ka për fokus dokumentarët nga  Europa Juglindore. Për këtë projekt do të bëhet një katalog ku do të prezantohen filmat nga kjo anë e Europës të cilët janë në faza të ndryshme të zhvillimit. Nga Kosova në këtë katalog do të përfshihen filmat e mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës si: “Toka e Grave” nga Orhan Kerkezi, “Gjermanët ma kanë pak tutën” nga Alban Muja, “Nakino (Rrugë e gjatë kthimi)” nga Sami Mustafa, “Ushtarët Paralel” nga Mathieu Jouffre, “Ura” nga Valmira Hyseni, “Kronika e betejës së fundit të shekullit XX” nga Dardan Islami dhe “Gratë nga Gjakova” nga Shkurtë Dauti & Gazmend Bajri.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)