09 Janar 2025

Kosova prezantohet në Ekspozitën Ndërkombëtare në Bienalen e Venedikut

Venedik, 6 tetor - Kosova do të marrë pjesë sërish në Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Bienalen e Venedikut. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Memli Krasniqi ka pranuar një letër nga drejtori i Bordit të Bienales së Venedikut, Paolo Baratta përmes të cilës aprovohet kërkesa e ministrit që Kosova të jetë prezente në këtë ngjarje të madhe kulturore, që do të mbahet nga muaji maj deri në muajin tetor të vitit 2015.

Ky është edicioni i 56-të i kësaj ekspozite dhe Kosova është pjesëmarrëse për herë të dytë në të. Në vitin 2013 Kosova u prezantua me Petrit Halilajn.

Përveç kësaj tash e dy vjet Kosova merr pjesë edhe në Ekspozitën Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut.

Herën e parë është prezantuar më arkitektin Përparim Rama, ndërkaq të dytën me Gëzim Paçarizin.

Në ditët e ardhshme, Ministri Krasniqi do të marrë vendime për ekipin përfaqësues të Kosovës në këtë ekspozitë.


Ai e vlerëson si tejet të rëndësishme prezantimin e Kosovës në këtë ngjarje.

“Bienalja e Venedikut është një nga ngjarjet më të mëdha të artit në botë dhe prezantimi i Kosovës është shumë i rëndësishëm. Prezantimet e mëhershme kanë pasur një ndikim të madh në promovimin e artistëve tanë dhe në njohjen e skenës sonë kulturore.

Tashmë ne e kemi bërë traditë që të prezantohemi në një ngjarje si kjo dhe tradita nuk do të humbet”, thotë ministri Krasniqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)