10 Janar 2025

Kosova përfaqësohet në Venedik me artisten Flaka Haliti

Prishtinë, 19 janar - Kosova do të prezantohet për herën e dytë në edicionin e 56-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor dhe të tretën në tërësi në Bienalen e Venedikut.

Këtë vit do të jetë artistja Flaka Haliti që do të përfaqësojë vendin tonë në këtë ngjarje ndërkombëtare. Ajo do të shfaq një instalacionin të përzier medial i cili do të adaptohet në dimensionet e hapësirës që do t’i ndahet Kosovës në Bienale.

Vehbi Miftari, këshilltar i Ministrit të Kulturës, Rinis dhe Sportit, Kujtim Shala, theksoi se është e rëndësishme të bashkëpunojmë dhe përkrahim artistët dhe përfaqësuesit e vendit tonë në ngjarjet e mëdha ndërkombëtare siç është Bienalja e Venedikut.

Ndërkaq, artistja që përfaqëson vendin tonë në Venedik, Flaka Haliti, bëri të ditur se ndodhen në fazën e përgatitjeve dhe ndihet e nderuar që MKRS-ja ia ka besuar përgjegjësinë që të prezantojnë Kosovën në Venedik.

“Punimi do të jetë mix media, instalim në shkallë dimensional i madhësisë i cili do t’i përshtatët hapësirës së Pavijonit dhe do të mundohem që të jetë vazhdimësi e punëve të mija të deritanishme, të njëjtën kohë t’i përgjigjem Bienales dhe kontekstit dhe këshillit koratorial të Bienales”, tha Haliti.

Kurator i Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut është caktuar gjermani Nicolaus Schafhausen.

Ai lidhur me përfaqësimin e Kosovës në Bienale tha se është befasuar nga puna dhe prezantimi i Flakës.

Ai përmendi se hapësira e Pavijonit të Kosovës është e vendosur mes asaj të Turqisë e Kinës dhe kjo nënkupton një rëndësi të madhe. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)