Kosova nuk bëhet anëtare e UNESCO-s
Paris, 9 nëntor - Kosova nuk ka arritur të marrë numrin e votave të mjaftueshme në Konferencën e Përgjithshme të UNESCOs për tu bërë anëtare e kësaj organizate.
Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë [UNESCO], nuk votoi sot në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë.
Për pranimin e Kosovës në UNESCO duheshin votat e më shumë se dy të tretat e vendeve anëtare të kësaj organizate, të pranishme në punimet e sotme.
Votës pro i munguan gjithsej 3 vota.
Kërkesa e Kosovës për anëtarësim është paraqitur zyrtarisht Shqipëria.
Votimit për anëtarësim i parapriu një kërkesë e delegacionit të Serbisë, për ta shtyrë votimin e sotëm, por e cila kërkesë nuk arriti të marrë vota të mjaftueshme