Kosova me dy filma premierë në Kairo
Prishtinë, 27 nëntor - Filmi i shkurtër ‘Një Muaj’ me skenar dhe regji nga Zgjim Terziqi, sot pati premierën në Cairo International Film Festival në Egjipt.
Filmi u shfaq në ora 12 në Hanager Cinema ku ishte prezent edhe autori i filmit Zgjim Terziqi dhe producenti Agon Syla.
Ky film është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe flet për Anën një 40 vjeçare të verbër, të pa martuar, e cila jeton sipas marrëveshjes së katër motrave të saj. Pakti i tyre përmbanë përkujdesjen e saj secila me rend nga një muaj.
Përveç ‘Një Muaj’ në këtë edicion të Cairo International Film Festival sot do të shfaqet edhe filmi ‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli, propozimi i Kosovës për Oscars, i cili u shfaq edhe me datë 24 nëntor 2017.
Gjithashtu ‘T’padashtun’ u shfaq edhe në International Film Festival of India në Goa.
Të dy filmat janë të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.