Kosova me 5 anëtarë pjesëmarrës në European Film Awards
Riga, 12 dhjetor - Nesër do të mbahet ceremonia vjetore e ndarjës së shpërblimeve në European Film Awards që këtë vit organizohet në Riga të Letonisë. Kjo ceremoni do të bashkoj mbi 1500 shikues në sallën kombëtare të Operës në Riga. Ndër ta shumë filmbërës, anëtarë të EFA-së, mysafir etj.
Të nominuarit për çmimin kryesor në këtë ceremoni e cila organizohet nga European Film Academy janë: Force Majeure me regji të Ruben Östlund, Ida me regji të Pawel Pawlikowski, Winter Sleep me regji të Nuri Bilge Ceylan, Nymphomaniac Directors Cut me regji të Lars von Trier dhe Leviathan me regji të Andrey Zvyagintsev.
Pjesë e ceremonisë të ndarjes së çmimeve janë edhe anëtarët kosovar në European Film Academy që janë: Arben Zharku, Veton Nurkollari, Vjosa Berisha, Fatos Berisha, Jeton Budima.
Qendra Kinematografike e Kosovës ka nderin të jetë patron i European Film Awards.