Kosova kujton, Shqipëria sreflekton
Berat Armagedoni
Kalendari i përbashkët kulturor Shqipëri - Kosovë, i paraparë në memorandumin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive, të Kulturës së Kosovës dhe të Kulturës së Shqipërisë, është dashur ta ketë të shënuar edhe organizimin e shënimit të dhjetëvjetorit të vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, edhe shënimin e tetëdhjetëvjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë, të Rexhep Qosjes e të Adem Demaçit.
Ndërsa juria, pak përnjëmend e pak për mahi e MKRS-së, për çmimet vjetore për letërsi, është dashur të jetë më serioze e shumë më pak gazmore
Presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugovën, e nderuan dhe e kujtuan, në dhjetëvjetorin e vdekjes, përpos Lidhja Demokratike e Kosovës, edhe disa institucione kulturore, ndër to edhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës Pjetër Bogdani dhe disa studiues të cilët, përpos që kishin përgatitur libër me kujtime për të, edhe kishin hartuar bibliografi për të.
E nderuan dhe e kujtuan edhe për kohën që ishte president i Kosovës, edhe për kohën që ishte studiues i letërsisë. Pra, e nderoi dhe e kujtoi Kosova, disa prej institucioneve të saj, veçan ato kulturore. Por, presidentin Rugova se nderoi as se kujtoi Shqipëria, institucionet kulturore të saj.
U raportua atje, vetëm në televizione, portale e gazeta, se sot presidentit Ibrahim Rugova i shënohet dhjetëvjetori i vdekjes. Kaq i mjaftoi Shqipërisë të thotë për Rugovën. Kaq i mjaftoi ministres së Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaros, e cila nuk ka kurrfarë kumbarie me kulturën e Kosovës, me shkrimtarët e saj, me studiuesit e saj. Por, këtë të pabërë të Kumbaros, për ta nderuar e kujtuar Rugovën në dhjetëvjetorin e vdekjes, është dashur ta bëjë drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani, e cila, edhe sa ishte gjallë, edhe tani që nuk rron më, ushqehej e ushqehet me librat e Rugovës.
Është dashur ta kujtojë Rugovën nëpërmjet ekspozimit të atyre fondeve të librave të Rugovës e të tjerëve për Rugovën që i ka në bibliotekën që udhëheq. Por, su bë gjë atje për Rugovën as nga njëra, as nga tjetra, nga askush.
Kujtesa për të su freskua. Megjithatë, në takimet që kishin dy ministrat e Kulturës, Shala me Kumbaron, në Shqipëri e Kosovë gjatë vitit 2015, është dashur të mendojnë atëherë për sot, që në Kalendarin e përbashkët kulturor Shqipëri - Kosovë, në memorandumin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive, të Kulturës së Kosovës dhe të Kulturës së Shqipërisë, të zinte vend, e që nuk zuri, as ekspozita Rugova, as ekspozita e librave të Rugovës e për Rugovën, e titulluar Kujtesa e Rugovës, e cila u hap në Pjetër Bogdani, në dhjetëvjetorin e vdekjes së Rugovës, më datë 21 janar. Nuk zuri vend as promovimi i dy librave për Rugovën që u promovuan atë ditë në bibliotekë.
Kjo ngjarje kulturore, ky përkujtim bërë për figurën e veprën e tij, nëse ka qenë e pamundur të hapej po në të njëjtën ditë edhe në Shqipëri, në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, me rastin e dhjetëvjetorit të Rugovës, është dashur të hapej dy-tri ditë pas atje. Përndryshe, Kalendari i përbashkët kulturor Shqipëri - Kosovë, i paraparë në memorandumin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive, është edhe i pamenduar mirë, edhe i pavend. Së këndejmi, në këtë Kalendar të përbashkët..., ndër aktivitetet e ndryshme, sivjet është dashur të parashiheshin e të përfshiheshin edhe shënimi i 80-vjetorit të lindjes së tre gjigantëve të letërsisë e të kombit shqiptar: përvjetori i tetëdhjetë i lindjes i Ismail Kadaresë, i Rexhep Qosjes dhe i Adem Demaçit, të cilët kanë lënë gjurmë të jashtëzakonshme në letërsi, veçanërisht dy të parët e, i treti, pos në letërsi, edhe në veprimtarinë kombëtare. Sështë e pëlqyeshme që Shqipëria ta nderojë sivjet atje vetëm Kadarenë, kurse në Kosovë ti nderojmë sivjet vetëm Rugovën, Qosjen e Demaçin.
Nëse jo për këta, për çarsye tjetër u dashka bërë ai kalendar i përbashkët?!
Juri, pak përnjëmend, pak për mahi
Mund të kem gabuar kur kam shkruar e jam shprehur, po në këtë gazetë, se Lidhja Demokratike e Kosovës, në krye me ministrin e Kulturës, Kujtim Shalën, do ti ndihmojnë militantët e partisë së vet dhe do ti shpërblejnë, përpos me përkrahje të projekteve kulturore, edhe me çmime vjetore, vetëm ata.
Por, në ndarjen e vjetme, as të sivjetme, të çmimeve vjetore dhënë në fushën e letërsisë, për prozë, poezi, letërsi për fëmijë, kritikë/studime, përkthime, as për çmimin vjetor për arritje në karrierë, që mban emrin e Azem Shkrelit, ministri Shala as si ka futur duart, as hundët, as ska marrë telefonatë nga askush e as si ka bërë telefonatë askujt se kujt duhet ti jepen: Azem Shkreli, Anton Pashku, Ali Podrimja, Ibrahim Rugova, Pjetër Bogdani, Vehbi Kikaj.
Juria, së cilës i ka besuar ministri Shala, pas përzgjedhjes së titujve të librave e të autorëve për ndarje të çmimeve vjetore të vjetme, për vitin 2014, në fillim të 2015-s këtë juri, në përbërje të profesor Anton Berishës, kryetar jurie (të më falësh, profesor!) e anëtarëve, Musa Ramadani, Nerimane Kamberi, Xhevat Syla e Agron Gashi, e ka bërë me mandat trevjeçar. Kushdo që i ka propozuar Shalës që këtë juri ta bëjë me mandat, ska menduar mirë e me mend, por keq dhe pa vend. Anëtar jurie nuk është më këshilltari i zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, Ismail Syla. Sështë sepse në vend të tij, ministri Shala e ka emëruar Xhevat Sylën, për ta vlerësuar letërsinë për fëmijë e dhënë këtë çmim që në vitet e mëparshme nuk i ishte dhënë asnjëherë askujt sepse sekzistonte.
Mirë që është sot, por keq që Ministrisë së Kulturës i mungon edhe më tutje një çmim tjetër, e që është shumë e pëlqyeshme të merret vendim edhe për çmimin vjetor për dramë, e cila, prej të gjitha gjinive të tjera të letërsisë, në Kosovë shkruhet rrallë dhe njihet pak. Por, besimi i tepruar i ministrit Shala në këtë juri, në këta anëtarë që disa i ka përzgjedhur vetë e disa ia kanë sugjeruar, është ndëshkues për të. Po, sepse kjo juri, me këtë përbërje, ska vlerësuar drejt as vjet, jo bash drejt as sivjet. Përjashtuar në këtë rast studimin për Lahutën... e Fishtës që ishte me vend.
Të kujtojmë se në vitin 2014 për çmimin vjetor për vepër më të mirë të përkthyer ishte shpërblyer përkthyesi i Neverisë së Zhan-Pol Sartrit nga frëngjishtja në shqipe. Çmimi vjetor për librin më të mirë në kritikë letrare eseistikë i ishte dhënë librit Letërsia dhe miti. Sa jemi te këta dy libra, të kujtojmë se Neverinë e Sartrit përkthyesi e kishte përkthyer në gjuhën shqipe dekada më parë, kurse autori librin Letërsia dhe miti e kishte botuar vite më parë. Në ribotim kishte futur vetëm një pjesë tjetër për veprat e Fishtës.
Dmth., juria u jep çmime dy ribotimeve. Merreni me mend! Prandaj, ka qenë e udhës atëkohë, është e udhës edhe sot, që për çmime të tilla që jep juria, ta bëjë publike për opinionin edhe recensionin për to, vlerësimin e anëtarëve, se për çfarë arsye u janë dhënë çmimet.
Natyrisht, të parën punë që do ta bënin pas ndarjes së mendjes për dhënien e këtyre dy çmimeve autorëve të tyre, anëtarët e jurisë është dashur ta informojnë ministrin Shala, i cili është e pamundur të mos e ketë ditur vetë, se nuk lë gjë pa lexuar, të kujt jo, se këta libra janë të ribotuar. Dhe nëse ska pasur libra e autorë të tjerë konkurrentë, këta dy çmime është dashur të mos jepeshin kështu, pa rend e pa vend. Absolutisht sthem që si kanë merituar çmimet vjetore, se kanë merita të shumta, por ribotimi është dashur ti heqë menjëherë nga vlerësimi e nga konkurrenca. Kështu që, kjo juri, e cila e quan veten profesionale, ska qenë aspak profesionale.
As ministri Shala, edhe pse janë thënë fjalë për të kuluareve, po nga vetë anëtarët e jurisë, ska pasur asgjë personale as me Stavilecin, as me Gashin; as të mirë, as të keqe, përpos kolegialitet në Filologji. Kaq për të vjetmit. Por, pak fjalë edhe për të sivjetmit.
Kushdo që se ka parë vendimin e sivjetmë të Ministrisë së Kulturës, të jurisë profesionale për dhënien e çmimeve vjetore, atë mund ta shohë në uebfaqen e kësaj ministrie. Nëse doni e ju hapet ky link, mund ta shihni këtu: http://www.mkrs-ks.org/repository/docs/vendimi.pdf. Janë vetëm emrat dhe mbiemrat e autorëve të librave të shpërblyer për akëcilin çmim të emërtuar me emër të një shkrimtari, të një studiuesi e të një përkthyesi të vogël. Ska askund arsyetim për asnjërin çmim. Prandaj, shtrojmë pyetjen: A është e drejtë, që për çmimet e këtilla vjetore, të cilat shkrimtarët i presin një herë në vit, të mos jepet edhe një arsyetim nga juria për secilin libër të këtyre autorëve të shpërblyer?
Sështë aspak e drejtë.
Pse?
Sepse, ndryshe nga vitet e mëparshme, prej që kjo juri është bërë me mandat, askush askënd ska më nevojë ta propozojë për asnjërin çmim. Është juria ajo që zgjedh çfarë të dojë, çfarëdo që i bie në dorë ose sy. Edhe pse e ka obligim, për të cilin punë është emëruar dhe paguhet, vetëm për të lexuar e vlerësuar, nuk ka dhënë asnjë shifër të librave që i kanë lexuar anëtarët e saj, as cilët libra i kanë lexuar, as sa libra janë botuar gjatë 2015-s në Kosovë, as pse janë zgjedhur veprat e këtyre autorëve për çmime vjetore e nuk janë zgjedhur të të tjerëve.
Madje, po deshën, po qenë të gatshëm, mund të bëjmë debat kudo, me secilin prej tyre, për librat e shumtë që si kanë lexuar sivjet e as vjet e që është dashur ti lexojnë, sepse janë të thirrur ti lexojnë e ti vlerësojnë. Është edhe më e turpshme kur kihet parasysh fakti, se vetë një anëtar jurie i thotë Filan shkrimtarit, se nuk ta kam lexuar librin që ke botuar, se nuk kam pasur kohë. Merreni me mend çfarë jurie, çfarë anëtarë jurie; si kanë lexuar librat as të atyre shkrimtarëve që botojnë vazhdimisht, që janë shpërblyer në konkurse të ndryshme kulturore. Ja kush vlerëson, ja si vlerësojnë! Juri, pak përnjëmend, pak për mahi, për shumë çudi e, jo për një, po për shumë pikëçuditëse!!!
Paradoksi mund të bëhet edhe më paradoksal nëse as ministrit Shala deri tash nuk i është paraqitur një raport i vlerësimit të librave të lexuar nga kjo juri, as pse janë përzgjedhur librat e këtyre autorëve për këto çmime. Nëse si është raportuar deri tash, ministri Shala duhet të marrë një vendim tjetër siç merrte dikur: këtë juri ta shpërbejë siç i shpërbente këshillat drejtuese të institucioneve kur u emërua ministër.
Nëse për këshillat drejtuese të institucioneve, të atyre që i ka shkarkuar, ka pasur arsye për mospunë, ku dhe kur më shumë se tash ka arsye të kërkojë llogari prej jurisë profesionale të këtyre çmimeve për dhënie të këtyre çmimeve, edhe për ato të vjetme, pak edhe për këto të sivjetme.
Ndër të tjera, kjo juri, e që ministri mund ta dijë, sështë dashur të ketë mandat trevjeçar për arsye se: ata që shkruajnë, që i kanë lakmi çmimet vjetore e paratë (rrogën e katërmbëdhjetë, pasi paratë u jepen në muajin shkurt, kur edhe i marrin medaljet publikisht për më të mirët e vitit), fort do tu servilaven anëtarëve të jurisë rrafsh edhe dy vjet; se anëtarët e jurisë mund edhe të korruptohen nga të shpërblyerit e parakohshëm; se anëtarët e jurisë mund të lavdërohen në medie të përditshme e periodike edhe pa qenë e nevojshme të thuhet një fjalë e mirë për ta e veprat e tyre (për disa prej tyre); se anëtarët e jurisë, kështu siç kanë vlerësuar lehtë, pa e lodhur mendjen me libra të tjerë e pa i kullotur sytë në libra të tjerë, mund të vazhdojnë të vlerësojnë edhe sivjet e derisa të kenë mandat. Madje, tëholloje me çfarëdo logjike të cilësdo gjuhë të botës, juritë askund nuk kanë mandat.
Pra, pse u dashtë të ketë kjo e tashmja?! Pse MKRS-ja, pasi e bëri gabimin, e shpalli ftesën publike në medie për propozim të librave të autorëve për këta çmime, juria, as vetë MKRS-ja, nuk doli me një sqarim për të ftuarit për këto çmime, se sivjet përzgjedhja e librave për këta çmime bëhet pa u propozuar nga askush. Nuk janë gabime të vogla për një juri profesionale. Afërmendsh as për MKRS-në. Megjithatë, jo kot thuhet, se kush punon, gabon!
(Pikëpamjet, si akëku tjetër e akëcilën herë tjetër, janë personale)