08 Janar 2025

Kosova fiton të drejtën e propozimit të filmave për OSCAR

Prishtinë, 11 korrik - Academy of Motion Picture Arts and Sciences, që ndanë çmimet OSCAR,  e ka njoftuar Qendrën Kinematografike të Kosovës se nga ky vit ka të drejtë të propozojë një film për konsiderim për çmimin OSCAR në kategorinë e filmit të huaj.

Ky njoftim erdhi pas aplikimit të QKK-së të bërë këtë vit dhe pas përmbushjes së kritereve të akademisë dhe lobimit ndërkombëtar.

Të drejtën për t’u nominuar nga Kosova e kanë të gjithë filmat e metrazhit të gjatë të cilët janë shfaqur në kinematë e Kosovës për shtatë ditë rresht nga data 1 tetor 2013 deri me 30 shtator 2014.

Kosova, sikur edhe shtetet tjera, ka të drejtë të nominojë vetëm një film. Nominimin do t’a bëjë një grup prej 7 selektorësh nga Kosova të cilët do të konfirmohen nga QKK në ditët në vazhdim.
 
“Ky është një lajm shumë i mirë për filmbërësit Kosovar, një mundësi e shkëlqyer për karrierën e tyre dhe një afirmim i lartë për Kosovën dhe industrinë e filmit” tha drejtori i QKK-së Arben Zharku.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka përgëzuar gjithë filmbërësit në Kosovë për këtë të arritur.

“Ky është një tjetër hap që Kosova po e bën për prezantim në skenën kulturore të botës. Kjo është një mundësi shumë e mirë për prezantimin e kinematografisë kosovare”, tha ministri Krasniqi.
 
QKK dhe MKRS falënderojnë anëtarët e bordit të AMPAS, si dhe gjithë njerëzit dhe institucionet që kanë kontribuar në këtë proces.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)