Kosova ende nuk e ka të qartë vizionin për anëtarësim në UNESCO
Forumi 2015 dhe EC Ma Ndryshe kanë theksuar se pas dështimit në konferencën e përgjithshme të mbajtur në nëntor 2015, institucionet e Kosovës nuk kanë publikuar asnjë agjendë për veprimin e radhës drejt anëtarësimit në UNESCO.
Afër gjashtë muaj pas votës negative sipas këtyre dy organizatave Kosova ende nuk e ka të qartë vizionin për anëtarësim në UNESCO.
Për këtë arsye, Forumi 2015 dhe EC Ma Ndryshe kanë ftuar këtë tryezë si përpjekje për të nxitur diskutimin publik mbi hapat që duhen ndjekur.
Në panel të tryezës do të jenë: Petrit Selimi, UD Ministër i punëve të jashtme, Caroline Jager-Klein, eksperte e trashëgimisë kulturore, Ambasador Dimitris Moschopoulos, këshilltar i institucioneve të Kosovës për trashëgiminë fetare dhe kulturore dhe Sali Shoshi, drejtor ekzekutiv i Trashëgimia Kulturore pa Kufij.
Në pjesën e parë të tryezës do të prezentohet analiza e shkurtër e EC Ma Ndryshe mbi shkaqet e dështimit në përpjekjen e parë dhe sugjerimet drejt anëtarësimit.