Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Kalendarin e Përbashkët Kulturor
Prishtinë, 20 shkurt - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Kujtim Shala, sot do të presë në takim homologen nga Republika e Shqipërisë, ministren e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi.
Të dy ministrat do të nënshkruajnë Kalendarin e Përbashkët Kulturor mes Kosovës e Shqipërisë për vitin 2015.
Nënshkrimi i Kalendarit të Përbashkët do të bëhet në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, nga ora 11:00.
Menjëherë pas takimit, në 11:30, dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në ambientet e MKRS-së.