Kosova e Shqipëria, bashkëpunim në fushën e rinisë
Zëvendëskryeministri Shala e vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes Kosovës dhe Shqipërisë në të gjitha fushat, me theks edhe në atë të rinisë. Ai theksoi bashkëpunimin edhe në fushën e Kulturës ku së bashku me ministren MirelaKumbaro Furxhi kanë nënshkruar Kalendarin e përbashkët të aktiviteteve kulturore që do të organizojnë Kosova e Shqipëria gjatë vitit 2015.
Shala e informoi ministrin Veliaj për mbështetjen që jep MKRS-ja për fushën e rinisë, përmes dhënies së granteve dhe formave të tjera të përkrahjes direkte dhe për organizimin strukturor të rinisë në Kosovë.
Gjithashtu, zëvendëskryeministri u shpreh se është i gatshëm që këtë përvojë të përbashkët ta avancojë më tutje duke bashkëpunuar në projekte e aktivitete konkrete dhe se është dakord për një shtim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e rinisë.
Nga ana tjetër, ministri Veliaj, e çmoi bashkëpunimin në fushën e kulturës, sidomos Kalendarin e përbashkët të aktiviteteve dhe theksoi se është e rëndësishme dhe me interes që një i tillë të hartohet edhe në fushën e rinisë, duke potencuar shkëmbimin e përvojave, me qëllim të edukimit dhe punësimit të të rinjve.
Të dy ministrat u dakorduan në parim për shtim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e rinisë dhe për krijimin e dy grupeve punuese për hartimin e njëKalendari tëpërbashkët për fushën e rinisë.