10 Janar 2025

Kosova e Shqipëria bashkë për varrimin e eshtrave të Isa Boletinit

Prishtinë, 3 nëntor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Qemajl Minxhozi, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve gjatë këtij viti, si dhe për planet për të ardhmen.

Me theks të veçantë në këtë takim u bisedua për bashkëveprimin dhe koordinimin rreth ceremonisë se varrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, të cilat u verifikuan para pak ditësh nga eksperti mjekoligjor Arsim Gërxhaliu, drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri Krasniqi tha se tashmë përgatitjet për ceremoninë kanë filluar. Data për ceremoninë e varrimit të eshtrave të heroit Boletini është caktuar 28 Nëntori 2014.

“Figura e Isa Boletinit është gjithëkombëtare. Pikërisht për këtë një organizim nga të dy vendet tona do t’i bënte nder figurës së tij dhe veprës së tij për liri dhe pavarësi”, tha ministri Krasniqi, teksa shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të udhëheq këtë ceremoni.

Nga ana e tij, ambasadori Qemajl Minxhozi shprehi gatishmërinë e lartë të institucioneve të Qeverisë së Shqipërisë për të qenë bashkorganizator të kësaj ceremonie.

“Ne jemi të lumtur që kemi rastin si gjeneratë t’i bëjmë një nder figurës dhe veprës së Isa Boletinit”, deklaroi ai.

Në këtë takim u bisedua edhe për bashkëpunimin në mes dy vendeve  në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit.

Ministri Krasniqi e vlerësoi si shumë të suksesshëm këtë vit në kuadrin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve, me theks në miratimin dhe implementimin e Kalendarit Kulturor. Ministri tha se tashmë kanë filluar konsultat mes dy ministrive për agjendën e aktiviteteve për vitin e ardhshëm në kuadër të Kalendarit Kulturor.

Ambasadori vlerësoi lartë zhvillimet në këtë aspekt, si dhe përgëzoi ministrin për angazhimin në ndërkombëtarizimin e sportit. Minxhozi njoftoi ministrin Krasniqi edhe për aktivitetet e ndryshme që Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë do të organizojë gjatë këtij viti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)