Kosova do të bëhet me status të anëtarit asociues në Organizatën e Frankofonisë
Paris, 17 Korrik - Në takimin e Komitetit ad hoc për anëtarësime pranë Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, të mbajtur sot në Paris, është arritur konsensusi për të rekomanduar avancimin e statusit të Kosovës nga anëtari vëzhgues në atë të anëtarit asociues.
Këtij konsensusi i janë bashkuar edhe shtete jo-njohëse, që patën shprehur rezerva, duke kërkuar sqarime shtesë mbi disa elemente të dosjes së Kosovës në takimin e kaluar të këtij komiteti.
Etapa e radhës është konfirmimi i ndryshimit të statusit në Samitin e Erevanit, në nivel të krerëve të shteteve.
Kjo konsiderohet një e arritur tjetër e Kosovës në marrëdhëniet me jashtë, respektivisht forcimin e subjektivitetit dhe integrimit ndërkombëtar.