08 Janar 2025

Kosova do ta kujtojë Eksodin e vitit 99

Prishtinë, 5 prill – Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti një delegacion nga shoqata “Eksodi 99”, të drejtuar nga kryetari Ali Topalli, me të cilët bisedoi rreth aktiviteteve dhe organizimeve që bënë kjo shoqatë, në përkujtim të eksodit të shqiptarëve në vitin 1999.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se ky eksod tregon sesa rrugë e dhimbshme dhe sa shumë sakrificë është bërë për të ardhur deri te liria dhe pavarësia e Kosovës. Ndaj, u shpreh ai, kërkohet që të punohet sistematikisht që kjo e kaluar t’iu përcillet brezave.

Ministri Shala më tej u shpreh se Kosova duhet të kujtojë përherë të kaluarën e saj, në mënyrë që ajo të bëhet vetëdije për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës.

Ministri Shala u informua nga drejtuesit e kësaj shoqate me aktivitet e shumta që realizon nëpër qendra të ndryshme të Kosovës, veçmas me aktivitetin kulmori, me 15 dhe 16 prill, në të cilin organizohen aktivitete nëpër shumë qendra të Kosovës, aktivitet ky që përfundon me 16 prill në Kukës të Shqipërisë ku kujtohet eksodi masiv i shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Po ashtu, ministri Shala dhe delegacion i shoqatës “Eksodi 99” biseduan për nevojën e dokumentimit të kësaj historie të re të Kosovës, me aktivitete, dhe me ndërtimin e monumenteve të ndryshme përkujtimore. Në funksion të kësaj, Shala u shpreh se MKRS-ja do të përkrah dhe do të bashkëpunojë me këtë shoqatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)