Kosova dhe Shqipëria favorite për Miss Grand International
Bankok, 6 tetor - Naile Thaçi nga Gjilani dhe Vivian Canaj nga Tirana, dy bukuroshet shqiptare që do ta përfaqësojnë Kosovën e Shqipërinë në garën e bukurisë Miss Grand International, janë futur në top 20 favoritet.
Miss Grand International do të mbahet më 7 tetor në Bankok të Tailandës dhe në të do të marrin pjesë shumë konkurrente nga shumë vende të botës. Producenti i Lens production, njëherësh edhe producent i të dyja vajzave, Sherif Pacolli është shprehur i lumtur që ai ka marrë licencën për përfaqësimin e të dyja vendeve në këtë garë bukurie.
Ai i ka kritikuar institucionet e Shqipërisë edhe të Kosovës, të cilat, sipas tij, kanë dhuruar shumë pak mjete për ta ndihmuar në pjesëmarrjen në Miss Grand International.