Kori Spiarantum dhe Kosova në World Choir Games
Prishtinë, 17 dhjetor - Zyrtarisht, për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, kori Siparantum Choir i qytetit të Pejës selektohet zyrtarisht në World Choir Games, për here pare do të valon flamuri i shtetit më të ri, Kosovës.
“Është hera e parë që Kosova paraqitet në World Choir Games, kësaj radhe përfaqësohet me korin Siparantum. E gjithë kjo është rrjedhojë e punës sonë intenzive vetëm për një qëllim, … të ngrrijes së kulturës korale në vendin tonë. Këtë tani ne po e gëzojmë së bashku”, u shpreh Fatmir Bajraktari, kryetar i korit
20 vjet pas themelimit të Lojrave Botërore të Korit në Austri (2000), bota korale do të festojë edhe një herë garën më të madhe ndërkombëtare në zemër të Evropës. Antwerp dhe Ghent janë nikoqirët e Lojërave Botërore të Koreve World Choir Games 2020 dhe premtojnë ambiente të klasit të lartë. Aktualisht janë 542 kore me mijëra pjesëmarrës nga mbarë bota që do të jenë pjesë e WorldChoirGames.
“Jam shumë i lumtur që si anëtar i këshillit të koreve botërore Member of World Choir Council, po e bëjë më të mirën për vendin tim, kjo e ka fuçizuar qëllimin tonë pra, sot kemi një kor nga Kosova në World Choir Games. Është momenti kyç që Institucionet tona Shtetërore të merren seriozisht dhe të kenë qasje delikate, gjithashtu u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve kudo në botë dhe sektorit privat që të ndihmojnë korin Siparantum në realizimin dhe përfaqësimin e shtetit, vendit dhe kulturës sonë”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit.
World Choir Games kësaj radhe mbahet nga 5-15 korrik 2020 në Belgjkë.
Rikujtojmë që kori Siparantum së fundmi ka qenë pjesë e festivalit Internacional të Koreve "International Choir Contest Flanders", në Belgjikë.